>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Bacës Isë

Burrë e grua, plak e fëmijë
Janë bashku për "nderë te tije"!
Sot janë bashkë, nipa e mbesa.
Kthehet baca n 'troje t 'veta.
Kush po i kthehet truallit tije?
Kush la "nam" në histori?
Me "capoje e Malit t 'Zi"!
Kurse sot ai është tujë ardh.
nga Prizreni «legjendar»
n 'Dukagjin «një sihariq»,
U kthye «baca» ne Isniq.
Me respekt, e krenari!
Janë me mija, pleq e të ri!
Për me prit bacën e tije.
Qe la name" në Histori
T 'rritej zemra veç me ndijë,
Kur po këndohej kënga e tije.
«Podgoricën e mbuloi "Je zëri»
«po lufton ai Isa BEGU»
Turrë vigani kishte djali,
Mik e vëlla Ismail Qemalin
E ne Londër kur ka hy.
«KUR RA FJALË PER MEVET'SI»
"lordit Grey" i tha në sy
«Për te «gjallë armët si dorëzoi»
Nxure «Nagantin» pranë ia lëshoi.
Sot na vije Isa vetë.
Burrë i matur dhe i qete!
Me pushu në truall te vet.
Në Kosovë, këtu në Buletin.
"Shpirti I madh pushon "n’ Amshim"!