>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Shtatë Ditë Në Kosovë

Zogë i vogël pranë Lumëbardhi.
Shushurit, e cicëron.
Uji qe rrjedhën bashkon zhurmën.
Kush është ai, qe nuk gëzon?

Bjeshkët zhdirgjen pa përtese.
Me butësi puqen, në lumë! .
Unë soditem nga ballkoni.
"S'di ta thamë, sa kënaqem shumë"

Çuna e goca, lozonjare.
Gati tanë nga diaspora.
Lozin, kënaqen, e lazdrohen.
Se sa shumë, i do Kosova!

Malli zbutet, pa u matur.
Tujë "pa tokë Kosove"!
Nuk ta zë aspak për t 'madhe!
"Ty o lot qe m 'rrodhe.

Ushton zëri i Imamit.
Kisha dridhe kambanën.
"jetojnë bashkë si motra fisi!
Shtrihen, pranë, e pranë.
Po frikësohem se pushimi.
Ikën me shpejtësi!
N 'dukagjin ku me gëzon "Xhani".
Mi merr vjetet, e mbanë tri!