>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Fjalë E Lirë!

Fjalë e lirë është, si puhizë,
fllad i lehtë, qe te përshkon.
Gojë me gojë, shëtit me vlerë.
''Lum si ai qe e kupton.

Fjalë e lirë, e dëlirë, si fëmija.
Kur buzëqesh, e kur gëzon.
Është e butë, si djalëria.
Qe çdo zemër e gëzon.

Fjalë e lirë, pastër, si loti,
Kur mbi faqe, rrjedhë rrëkajë.
Nuk është thëne kurrë, për se koti.
Ar e mjaltë, është vlerë e sajë.

Fjalë e lirë, te banë për vete.
Pa dallim, ne kombe e fe!
Na bashkon si një zgjua blete.
Vlerë te re, lëshon mbi dhe!

Po mjerë ai, qe se le t 'dale.
A e ndalë në gjoks, e mban me zori.
Një shoqëri, nuk ka te mbarë.
Fjalën e lirë, mjerë kush i mori?