>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Pse S'me Merrë?

Si s'me merre njëherë mbi krahë?
Përtej malesh, matanë detit.
Se pos mallit për te parë,
s'kam gjë tjetër me i dash vetit?

Ikën vjeshta, po vjen dimri
Një nga një mu banë shumë vjet.
Për at dhe, qe është i imi.
Veç shtegtarë për te kam mbet!

Një herë ne vit, është pak me u kënaqur!
Sa jetim qe paskam mbet,
thelle ne shpirt, mbetem i rrahur.
Me këtë jetën ne kurbet!

Për k 'to vite qe nuk isha,
eh, sa shumë, mu bere ndryshe!
Ikën miq e ndërroi shoqëria.
Pse kaq shumë, qejfin ma prishe?

Eh sikur te shihja te lumtur,
ty "o dhe" me njerëz te mi!
Nuk do isha larg i humbur!
Por do isha, bashkë me ty.
Thirri mendjes o shqiptarë!
se ne vëllezër, jem mes veti,
Mbaji me te tjerët, hasmëri.
Ne daç mbarë, me te prijë kimeti!