>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Edhe Unë...

Edhe unë jam
Njësoj si ty
Kam shpirt e shpresë
Sa lisi i vjetër
Shtyhem me skamjen
Gati një jetë
E pos mjerimit,
Nuk shoh gjë tjetër

E ti me atë gojë
Që s'ngopesh kurrë
Folë edhe rrasë
Sa ta zërë frymën
Se për atë shqipe
N'tonin flamur
Një ditë dhe unë
Do e bëj timen