>
LETERSISHQIP
Sahit Shala

Marigona

Vajzë e vogël, sa "një pikë".
Kish gjithsejtë katër pranvera.
Bashkë me gjyshin, tujë shëtit.
Bënte pyetje, "t' gjata e t 'gjëra"!

Me të zënë, gjyshin përdore.
E shikoi, plotë me magji!
M 'thuaj çka janë, këto "përmendore"?
Qe i shikojnë, më kërshëri!

Ahere gjyshi me ngadalë.
Si një burrë, që matej shumë.
E filloj me t 'lehta fjalë!
Si ta lerë, mbesën pa gjumë?

Ai si thoshte, si "kanë vdekur".
Se nuk donte ta mërziste.
Me kujdese, e fjalë tërhequr.
Për "Lirinë "mbesës i fliste!

Gjyshi e mbesa, me pastaj.
U zunë fortë, në përqafim.
Shend e dritë, fytyre e sajë.
Te dy n'shpirt ndiznin gëzim!