>
LETERSISHQIP
Sazan Papraniku

Bleta

Bletë punëtore
Për Ty s'ka "NDAL"
Blerinave lulet i gjurmon
Nektarin prore e grumbullon.
Fusha, kodra e male përshkove
Luleve shëndet u dhurove
Dhe pa u lodhur
Mjaltën në kasolle dërgove.
U përfole nëpër përralla
Në fabula u shkruajte
Në vjersha reshta radhite
Bletë si s'u mërzite