>
LETERSISHQIP
Sazan Papraniku

Këngë Pas Kënge

Malësi e të Nandë Maleve Dibrane
Kush JU trazoi
Krerët i lanë të ndarë.
Armiqtë sa herë t'u qasën
Aq herë gjurmët
Të humbura ti lanë.
Gryk' e Radikës
Do mbetesh thikë në zverk për shkelësit
Ju, Mal i Shtegut, Dashit...Gur i Bardhë
Të veshur e zhveshur
Nën rrëzat i ngritët Kështjellat
Ku Mbretëritë gjetën belanë.
Ti Drin i pagëzuar i Zi
U kuqrose, u nxive nga gjaku i hasmit
Plaçkat me valet në gjysëmlundrim
Lak në fyt u mbete, mbolle trishtim
"Të gjith në Dibër besa mi kan' grie
Hiq-o ma pak o se nja Dymbëdhjetë mie"...
Këtë këngë populli i Dibrës ia këndoi
Betejave të fituara për Histori
Si dje, sot, e kurdo herë
Epital në zemrat e mendjet tona
Prej "Nandë Maleve" legjendare
Luftë pas luftërash Malësi e Dibrës
Fitoret përherë Historike
Dhe varg-varg me këngë pas kënge
Dyshe me roje Rodopesh të ndame
Hej qytet. lëre hallvën që ta dhanë
"Dymëdhjet mie" n'fushën tënde i kanë lanë.