>
LETERSISHQIP
Sazan Papraniku

Ç'kërkojnë Shërbetorët

Lindëm këtu
U rritëm dhe jetojmë
Shërbëtorët ç'kërkojnë!
Ata s'kanë turp, kanë mision!
Ç'brengë të një gjeni për Ne!
E çka mund të na ndodhë ?!

E përbuzin tokën tonë të shenjtë
Shkojnë në faltore si gatalenjtë
Dhe çelin fall si kokonë
Konakun të na e përdhosin si gjithmonë

Heu bre! Vëllezërit e mi
Shërbëtorë të shërbëtorëve...
Në KULLËN tonë s'mund të pështyni
Si në prapsën e të palarëve.
Një Zot ore kemi në tërë njerëzinë
Ju cilin hamam kërkoni
Ta ndërtoni mbi ILIRINË?!