>
LETERSISHQIP
Serael

Fytyrë Njeriu

Shpesh herë tek kaloj
Rrugëve, me makinë duke bredhur
I shikoj te tëra,
Duket rruga bosh, por në fakt
Ndodhin shumë gjëra.

Pranë kishës te qendra
Makina shumë, mbledhur
Herë del nuse e dhëndër
Herë ndonjë i vdekur.

Por njerëzit kalojnë, të qetë kalojnë
Terezinë nuk e prishin
Dhe unë pyes veten, vallë
Kështu janë bërë apo kshu ishin?!

Le janë bërë tërë fotograf’
Momentin s’dinë më ta shijojnë
Edhe Zoti të zbresë e tu flasë
Së pari, do e fotografojnë!

Dhe nuk bën më të ecësh
Me kokën lart, përpara të shikosh
Kush bën këtë është i vetmuar
Dhe ai me kokën poshtë në celular
Gjithmonë i shoqëruar.

Pse duken njerëzit rrugëve kaq të ftohtë?
Një pyetje nga brenda më griu
Mos vallë janë robotë
Me fytyrë njeriu?!