Shefik Arifi
Në Vargje Fshehur
Një ditë do të vdes edhe unë,
Dhe do të iki nga kjo botë.
Nuk dua të merziteni shumë,
E as të qani për mua me lot!
Më varrosni atje pranë të parëve të mi,
Tek fshati ku u rrita pak nga pak.
Aty ku kam kaluar timen fëmijëri,
Atje ku dashurinë rrita pa cak.
Më shetisni nëpër rrugicat e fshatit,
Ku brodha deri sa isha tetëmbëdhjetë vjeçar.
Nëpër gjurmët e nënës dhe të atit,
Gjithandej ku kam lozur e ku kam qarë.
Ashtu si më mësoi nëna me babanë,
Në gjurmët e tyre të shkoj.
Atje ku ëndrrat s'm'u vranë,
Dhe ende si në ëndërr rroj.
Ju, o njerëz të mirë, mua mos më qani,
Edhe varrin, jo, mos ma ndërtoni.
Nëse për mua ju merr malli,
Nëpër libra më shfletoni.
Atje do të më gjeni të fshehur,
Mes vargjeve do më gjeni këtu.
Aty shpirti im do të jetë i prehur,
Me mallin dhe dashurinë për ju.
Dhe do të iki nga kjo botë.
Nuk dua të merziteni shumë,
E as të qani për mua me lot!
Më varrosni atje pranë të parëve të mi,
Tek fshati ku u rrita pak nga pak.
Aty ku kam kaluar timen fëmijëri,
Atje ku dashurinë rrita pa cak.
Më shetisni nëpër rrugicat e fshatit,
Ku brodha deri sa isha tetëmbëdhjetë vjeçar.
Nëpër gjurmët e nënës dhe të atit,
Gjithandej ku kam lozur e ku kam qarë.
Ashtu si më mësoi nëna me babanë,
Në gjurmët e tyre të shkoj.
Atje ku ëndrrat s'm'u vranë,
Dhe ende si në ëndërr rroj.
Ju, o njerëz të mirë, mua mos më qani,
Edhe varrin, jo, mos ma ndërtoni.
Nëse për mua ju merr malli,
Nëpër libra më shfletoni.
Atje do të më gjeni të fshehur,
Mes vargjeve do më gjeni këtu.
Aty shpirti im do të jetë i prehur,
Me mallin dhe dashurinë për ju.
Më shumë nga Shefik Arifi
- Tjetër S'dëshiroj!
- Më Erdhe Në Ëndërr
- Vlerat Shekullore
- Për Ty, O I Madhi Migjen
- S'ke Faj
- Si Nënstinë Të La Pranvera
- Me Poezinë, I Dashuruar
- Kthimi Me Kokë Mbrapa
- Vlerat Që Trashëgova
- Yjet Na Kishin Zili
- Mall Për Rrugët Me Gur
- Veç Te Ty Dashuri Gjeta
- Do Të Jetë Vonë
- Porsi Dallëndyshet
- Të Mos Ja Zbehim Yjeve Shkëlqimin
- Jeta Është E Shkurtër
Komente 0