>
LETERSISHQIP

Gryka E Valbonës

Ka vite që shpirti është kec i kullotave të tua,
Lazdrani i grykave,
Rrëzuar me shirat e lumit.
Ka vite që burimet i mbledh te pisha e mallit,
E boçet e stërkalave
Nxjerrin lahutën e blertë.
Gryka e Valbonës rri në çmendurinë e krahëve
Ku guri zogëzohet presave të qiellit.
O, më lini pak nën hijen e moçme të rrugës,
Lërmëni,
Të gdhend vajzat në rrokullisjen e gurëve,
Lërmëni të ndjek dasmat,
Kurrizit të ujëvarës,
Më pas do të bëhem zog
Në prehrin e Ajkunës së muranës.