>
LETERSISHQIP
Shkëlzen Zalli

Statuja E Qytetit

Statujën e vendosi ikja e qytetit,
E ja aty jashtëqitjen rrethuar nga korbat
e vështrimeve.
I tha të jetojë gjatë, iu lut që çdo mëngjes
t’i përvishej punës për t’ dehur i ngurtë.
E la aty qyteti
E iku në lagjen tjetër të shekullit,
Në vendin ku Neroni ujit farërat e buta
të shputave…
Tani,
Atë statujë Neroni e sheh i krimbëzuar
Pas varreve të mermerta,
Fluturave që dalin nga vemjet e syve,
Ka mall për statujën…
Neroni di ç’është malli
Ku lidhet opinga me vrapimin e mermertë.