Shkëlzen Zalli
Nën Një Re Të Grisur
Kthehesha nga vdekja për në rrugë
m’u shfaqën,
Dy male të vogla që ndiqnin një përrua.
Përroi ligështohej e fshihej nëpër gjethe,
I ndjekur nga gurët
e honet idhnake,
Kodërzat gajasen e godasin gjoksin,
Me sy mëllenje
prej emri të lagur.
U ndala,
Në çast m’u kujtua vdekja
Që lash diku
Nën një re të grisur.
m’u shfaqën,
Dy male të vogla që ndiqnin një përrua.
Përroi ligështohej e fshihej nëpër gjethe,
I ndjekur nga gurët
e honet idhnake,
Kodërzat gajasen e godasin gjoksin,
Me sy mëllenje
prej emri të lagur.
U ndala,
Në çast m’u kujtua vdekja
Që lash diku
Nën një re të grisur.