>
LETERSISHQIP
Shqiponje Drenica

Nënë Tereza

Një ndër bijat shqiptare
ishte Gonxhe Bojaxhiu,
nëna e tërë botës së varfërisë
nëna e të pashtëpive, nëna e njerëzisë.

Shumë lotë nga fytyrat
me duart e saja të fishkura
ajo i kishte fshirë.
Shumë buzëqeshje kishte mbjellë.

Nëpër botë kishte udhëtuar
dhe duart e zgjatura s'i kishte injoruar.
Porse atyre bukë u kishte dhuruar,
e të pashkollëve shkolla për të mësuar.

Ajo ishte misionare e denjë,
e lidhjet edhe me papën e Romës i kishte.
Mbledhte e shpërndante ndihma kudo,
nëna Terezë, nëna e gjithë botës ishte.

Prandaj për respekt këtë poemë
sot ia kushtova, të të them:-
Je e çmuar, lavdi për punën e shenjtë,
ty Gonxhe Bojaxhiu në histori e shtrenjtë.