>
LETERSISHQIP
Shqiponje Drenica

Urime

Urime tetë Marsi
femër ty, nënë, grua,
vajzë anembanë,
festa e femrës gjinisë së bukur.

Një tufë lulesh për ty
kreshnike, stoike e bukuroshe
janë pak. Porse një tufë
fjalësh të mira t’I dhuroj si dhuratë.

Ti je ajo e cila kreshnike
përballë sfidave e luftave qëndroi.
Ti je ajo që përballë shokëve rezistoi.
Ti je ajo femër që jetë në botë dhuroi.

Je femër e bekuar
punëtore në uzinë, shkollë, fabrikë,
modele për respect
apo shkollare me libra nëpër duar.

Poezi për secilën femër kjo është,
je me virtyte te mira
edhe pse ende kohëra të vështira,
nga larg urime e respekt.