Shqiponje Drenica
U Bëfsh I Imi
U bëfsh i imi
së paku përkohësisht.
Pastaj të dhuroj dashuri
që s'e harron dot ti.
U bëfsh i imi
e ujin që i laj këmbët më pifsh.
Kështu tregofsh se më don,
e nga unë nuk ke dyshim.
U bëfsh i imi burrë e unë
u bëfsha gruaja jote,
i thënsha nënës tënde nënë
e u dëgjofsha si e don hisja jote.
U martofshim një ditë
me dasëm si dua unë,
bëftë poezija punë!
së paku përkohësisht.
Pastaj të dhuroj dashuri
që s'e harron dot ti.
U bëfsh i imi
e ujin që i laj këmbët më pifsh.
Kështu tregofsh se më don,
e nga unë nuk ke dyshim.
U bëfsh i imi burrë e unë
u bëfsha gruaja jote,
i thënsha nënës tënde nënë
e u dëgjofsha si e don hisja jote.
U martofshim një ditë
me dasëm si dua unë,
bëftë poezija punë!