Shyhrete Ahma
Me Rrotullo Neper Duar
Më rrotullo nëpër duar...
më puth e mos më kafsho,
mund të jem e helmuar,
eja më dekontamino e ëmbëlso.
Jashtë me ngjyrë kuq e bardhë
e zbukuruar si nuse sylarushe,
përbrenda jam e ndezur flakë e zjarr
shpërthej kur më puthë në gushë.
Më rrotullo e më mbaj ngushtë,
nëpër duar më përpëlit.
Më ndrydh, më shtrydh, më bëj musht
mos më lerë nga dora te të ikë.
Mos më ndaj në dysh këtë zemër
një pjesë të kuqe, tjetrën të zezë,
dashurisë t’i thërrasim me të vetin emër
të na pushtojë e këtu të mbes përherë.
Atë zemër të ndarë të bashkojmë në një
si dy trupa e një shpirt i të njëjtit gjak,
të mbështillemi në flamurin tonë kuq e zi
për asgjë në këtë botë të mos na mbes në merak.
më puth e mos më kafsho,
mund të jem e helmuar,
eja më dekontamino e ëmbëlso.
Jashtë me ngjyrë kuq e bardhë
e zbukuruar si nuse sylarushe,
përbrenda jam e ndezur flakë e zjarr
shpërthej kur më puthë në gushë.
Më rrotullo e më mbaj ngushtë,
nëpër duar më përpëlit.
Më ndrydh, më shtrydh, më bëj musht
mos më lerë nga dora te të ikë.
Mos më ndaj në dysh këtë zemër
një pjesë të kuqe, tjetrën të zezë,
dashurisë t’i thërrasim me të vetin emër
të na pushtojë e këtu të mbes përherë.
Atë zemër të ndarë të bashkojmë në një
si dy trupa e një shpirt i të njëjtit gjak,
të mbështillemi në flamurin tonë kuq e zi
për asgjë në këtë botë të mos na mbes në merak.