>
LETERSISHQIP
Simon Gjonaj

S'të Kam Harruar

Edhe pse kurrë nuk të përmenda
Asnjëherë s'të kam harruar
Në çdo minutë të jetës time
Vetem ty jam tuj kujtua

Kaluan ditë, muaj dhe vite
Por zemra ende ty të don
Çdo minutë qëndron në pritje
Se ajo ty të takon

Gjithçka me ty e kam ëndërrua
T'vesh nuse me fustan të bardhë
Unë dhe ti pran Zotit bashkë
gjithçka të ishte si një përrallë

Plot n'djenja nëpër trup
kur më jep puthje të nxehta
përmbi trup rrëshqasin duart
një çast i vetëm sa gjith' jeta

Në çdo rrahje të zemrës time
ndjej që thua emrin tim
me pasion shum të zjarrt,
Per ty digjem si qiri