>
LETERSISHQIP
Simona Shalcanj

Me Mungon Shume

Jam ulur perballë dritares, jashtë filloi te bie shi kam menduar shume për ty këto ditë dhe mund të them qe më mungon shume.
Sa shumë mendime më vijnë ne kokë dhe sillen rrotull, është kujtimi yt. Shpesh më duket se do hysh ne derë me buzeqeshjen tënde si të mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion ikën aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem në realitet, nuk je këtu dhe nuk do jesh më.
Faji dhe pendimi më ndjekin. Përse, përse nuk të thashë sa shume që të doja?
Sot je shumë larg meje, dëshiroj shumë të merrja dorën tënde dhë të ulesha bashkë me ty, pa thënë asnjë fjalë me gojë dhe të thosha gjithçka më zemër.
Në fakt më jep ankth kjo largesi, po të mundja në këtë moment do isha në krahun tënd, të të thosha që je shume i rëndësishem për mua dhe që të adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thënë asnjëherë? Pergjigja është e thjeshtë, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin tepër.
Po vuaj shume që nga ikja jote, më dhemb në shpirt që nuk jam afër teje dhe për më shumë sepse nuk të thashë kurrë atë se sa të doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete letër.
Kam nevoje të qaj, të shfryj, sepse nëqoftë se vazhdoj që para te tjerëve të dukem sikur jam mirë, sikur asgjë nuk më preokupon, trishtimi që më hap një boshllëk gjithmonë e më të thellë në shpirtin tim do me shkatërroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevojë për ty për të vazhduar të jetoj.
Do isha shumë e lumtur po të mund të shihja përditë pasqyrimin tim në sytë e tu, te dëgjoja zërin tënd që të shqiptonte emrin tim, të thithja ajrin që thith ti, vetem me këto do ndihesha mirë dhe të siguroj që do ndihesha e lumtur.
Nëqoftë se e lexon këtë letër, do ta shohësh se çdo fjalë e shkruar në të është një lot dhe një frymëmarrje dashurie per ty(megjithëse e di që nuk kë për ta lexuar kurrë).
Sa mirë do ishte sikur ta kisha shkruar më pare këtë letër sepse, nuk do ikje pa e ditur sa të doja .