Simona Shalcanj
Leter Per Dashurine E Jetes
Sa here ta lexosh kete leter, mendo qe ke nje vajze shume larg teje, qe te do me gjithe shpirt. Jeni larg ne distance, por ne ndjenja jeni shume afer, sepse jeni nje shpirt qe sic thone, jeton ne dy trupa. Ndoshta jam nga ato qe nuk i shpreh shume, ndjenjat e mia i mbaj perbrenda, dhe cdo gje e vuaj brenda meje. Kur ti qan para meje, dhe une jo ti ndoshta mendon, se kjo nuk me do, por nuk eshte e vertete, sepse lotet e mi jane te turpshem, dhe dalin vetem atehere kur jemi une dhe ata. Nuk dua qe ti shikoj njeri. Shpirti im pikon sa here qe ty te kujton. Ndoshta dhe tani qe ti po lexon kete leter, une mund te jem duke qare. Nuk e di as cka po ben ti, dhe ti nuk e di cka po bej une. Jemi larg por gjithmone afer zemra ime.
Komente 0