>
LETERSISHQIP
Simona Shalcanj

Ndihem E Cuditshme

Ndjehem e çuditshme
Më duket se ç'do ditë të jetës sime
E kam kaluar me ty.
Kam ndjenjën se të kam pranë,
kam ndjenjën se ti ende po më mbron përtej asaj
largësie të pafund.
Unë ende po jetoj me ty, por nuk e di a po jeton edhe ti me mua.?
As drita e diellit nuk mi ka verbuar sytë
sa mi ka verbuar shkëlqimi i syve të tu.

Ah!!!!
Sa më mungon ai shkëlqim.
Më mungon aq sa më mungon ti.
Nëse dashuria është kaq e ç'mueshme
pse Zoti e nderpreu atë.?
Më mungon zëri yt ëngjëllor
Kam shumë nostalgji për aromën e lëkurës tënde,
më shumë se ç'do gjë më mungon ajo.

Sot ndjehem e çuditshme,
sepse kam gabuar shumë herë me ty.
Të kam bërë të ndihesh keq,
e për çudi asnjëherë nuk jam penduar më shumë se sot,
dhe sot më shumë se kurrë po ndjej nostalgji për Ty...

Të humba përgjithmonë por ende e ndjej pranin tënde tek unë