Sotir Kosta
Xhelozia E Një Femre
Xhelozia e një femre
si egërsi e çakallit,
ajo bëhet plagë zemre
të nxjerr dhe djersën e ballit..
Sa fustane ke parë sot ?
terë ditën duke bredhur,
Ti nuk paske mënd në kokë
more burri bisht përdredhur..
Kush është ajo që i fole ?
atë nuk e njoh as unë,
ndaj më del i pispillosur
dhe më thua se kam punë..
Ti dhe kur del me mua
i bën sytë si mace hiri,
harron se më ke për grua,
po s`më shpëton gjë nga syri..
Më ke lënë edhe mustaqe
që të dukesh namuzli,
po ti s`paske cipë në faqe,
nuk të dija kaq qefli..
Unë do qaj e do bërtas
sikur do të fut në dhe,
ta marrë vesh edhe mëhalla,
të të njohin se kush je...
si egërsi e çakallit,
ajo bëhet plagë zemre
të nxjerr dhe djersën e ballit..
Sa fustane ke parë sot ?
terë ditën duke bredhur,
Ti nuk paske mënd në kokë
more burri bisht përdredhur..
Kush është ajo që i fole ?
atë nuk e njoh as unë,
ndaj më del i pispillosur
dhe më thua se kam punë..
Ti dhe kur del me mua
i bën sytë si mace hiri,
harron se më ke për grua,
po s`më shpëton gjë nga syri..
Më ke lënë edhe mustaqe
që të dukesh namuzli,
po ti s`paske cipë në faqe,
nuk të dija kaq qefli..
Unë do qaj e do bërtas
sikur do të fut në dhe,
ta marrë vesh edhe mëhalla,
të të njohin se kush je...
Më shumë nga Sotir Kosta
- Progonat Një Sofër Nderi
- I Kujtojmë E Nxjerrim Mallin
- Libri I Fevziut, Dhe Qesënditë E Mia
- U Bëfsh Mal O Kënga Labe...
- Shkruajta E Nxorra Mallin
- Gjirokastra Ime
- Gjitonia Pranë Shtëpisë..
- Grupi I Të Rinjve Gjirokastritë
- Për Ty Bëhem Dash Kurbani
- O Me Ty O Jam I Vdekur
- Në Mal Të Ma Bëni Varrë
- Kur Të Vdes Të Vish Tek Unë
- U Them Syve Prisni Lotët
- Skllav I Mallit T`parë
- Heronjtë Nuk Vdesin Kurrë
- Po Ta Kem Miken Me Vete
Komente 0