Sotiraq Naci
Kështu Është Poeti
E di, të ka prekur natyra ime.
Dikur të puthja gjithë elegancë.
Natyrisht të thosha fjalë dashurie,
kurora të thurja e ti vija mbi ballë...
Pa kish raste që më shihje vëngër,
Isha me ty por diku tjetër në mëndje.
Ti e zemëruar më kapje nga buzët:
-Kur të flas të vështrosh tek unë...
Dhe unë të vështroja disi i hutuar,
i skuqur në fytyrë te kërkoja falje.
Ndjeja se padashur diku isha harruar,
të merja në grykë, qeshja me të madhe...
Ti më vështroje disi e habitur,
më thoshe:- Kjo sjellje nuk është normale,
ka raste që flas, ti mëndjen e ke humbur,
degdisesh në endrra, në fjale e në vargje...
Edhe vetë nuk dua të të lodh e dashur
por ta dish se kështu është Poeti.
Kur e sheh të qeshur e kur duke qarë,
herë si qiell i heshtur herë si tallaz deti...
Ndoshta je penduar që dashurove mua,
ndoshta ndonjëherë ndihesh e trishtuar.
Por kush si une kurre s'ka për të dashur,
me vargje në mëndje e zemër të hapur...
Dikur të puthja gjithë elegancë.
Natyrisht të thosha fjalë dashurie,
kurora të thurja e ti vija mbi ballë...
Pa kish raste që më shihje vëngër,
Isha me ty por diku tjetër në mëndje.
Ti e zemëruar më kapje nga buzët:
-Kur të flas të vështrosh tek unë...
Dhe unë të vështroja disi i hutuar,
i skuqur në fytyrë te kërkoja falje.
Ndjeja se padashur diku isha harruar,
të merja në grykë, qeshja me të madhe...
Ti më vështroje disi e habitur,
më thoshe:- Kjo sjellje nuk është normale,
ka raste që flas, ti mëndjen e ke humbur,
degdisesh në endrra, në fjale e në vargje...
Edhe vetë nuk dua të të lodh e dashur
por ta dish se kështu është Poeti.
Kur e sheh të qeshur e kur duke qarë,
herë si qiell i heshtur herë si tallaz deti...
Ndoshta je penduar që dashurove mua,
ndoshta ndonjëherë ndihesh e trishtuar.
Por kush si une kurre s'ka për të dashur,
me vargje në mëndje e zemër të hapur...
Komente 0