>
LETERSISHQIP
Sotiraq Naci

Pleqëria

Kisha dëgjuar për pleqërinë shumë,
për flokë të thinjur e dhëmbë të vënë...
Si degët e thara të dergjura në lumë
si një jetë në ngrysje mbetur me një këmbë...

Si vera e vjetër mbyllur në kade,
që shijen e ka të pa krahasuar...
Një shishe vlen sa për mijra shishe,
një gllëngë verë sa një det i trazuar...

Por se kisha ditur që brënda saj,
gjënden aq shumë thesare argjendi...
Se pleqëria është si rëra në zaj,
dallgë e egër që si reziston as shkëmbi...
15 Mars 2015