Sotiraq Naci
Vërtet Sa Çudi
Ka kohë që ti më vështron që larg,
si planetet diku në hapësirë...
Por veç kaq dhe mbetesh aty,
stalagtit varur mbi shkëmbinj...
Matesh kaq herë të më thuash diçka,
por fjalët nuk mbrijnë pasi je larg...
Unë i shoh që të ngrijnë mbi buzë
e zgjej rreze të ti ngroh sadopak...
Them me vete, si ka mundësi,
në këtë diell që djeg edhe gurët...
Përse fjalët në ardhje të ngrijnë,
a ndoshta me dashje u ngatërron udhët...
Ndoshta me dashje diku gjetkë i nis,
si një postë e vjetër pa adresë...
Që së shkruari kurrë të mos rreshtësh
të mbetesh në krahët e nostalgjisë...
Çudi vallë, vërtet sa çudi,
Ti dikur s'më shkruaje kurrë letër...
Por tek mimoza në fund të qytezës,
me puthje me afsh si askush tjetër...!
si planetet diku në hapësirë...
Por veç kaq dhe mbetesh aty,
stalagtit varur mbi shkëmbinj...
Matesh kaq herë të më thuash diçka,
por fjalët nuk mbrijnë pasi je larg...
Unë i shoh që të ngrijnë mbi buzë
e zgjej rreze të ti ngroh sadopak...
Them me vete, si ka mundësi,
në këtë diell që djeg edhe gurët...
Përse fjalët në ardhje të ngrijnë,
a ndoshta me dashje u ngatërron udhët...
Ndoshta me dashje diku gjetkë i nis,
si një postë e vjetër pa adresë...
Që së shkruari kurrë të mos rreshtësh
të mbetesh në krahët e nostalgjisë...
Çudi vallë, vërtet sa çudi,
Ti dikur s'më shkruaje kurrë letër...
Por tek mimoza në fund të qytezës,
me puthje me afsh si askush tjetër...!
7 MAJ 2015
Komente 0