>
LETERSISHQIP
Sotiraq Naci

Te Harrosh Se Nga Vjen

Të harrosh gjithçka me rrënjë,
kokën të mos e kthesh sërish pas...
Do të ketë ndodhur ndonjë gjëmë,
a je çmëndur përjetë...

Mundet në botë të ketë dhe të tillë,
që lindën midis gurësh e malesh të sertë...
e kthehen pa dashur në përbindësh,
në njerëz pa gjak e pa jetë...

E ç'të mbetet tjetër më thua vallë,
kur veshur je me kostum e gravatë...
Ti që dikur kishe mbathur opinga,
dhe me krabë ruaje gjënë e gjallë...

Vërtet qënkërka shumë çudi,
të kesh harruar që je bir bariu...
O s'të ka mbetur asgjë si njeri,
o i ke thënë mëndjes ik pirdhu...
23 mars 2015