>
LETERSISHQIP
këmbë

11 Krijime letrare me tag "#këmbë"



REZULTATET E KËRKIMIT:


këmb/ë,-a

Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, fjalë e veçantë, kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor, fjalë në letërsi

  1. emër i gjinisë femërore, numri shumës
    këmb/ë,-a -ë(t)
    • secila nga gjymtyrët e poshtme të njeriut ose të kafshëve, me të cilat ecin; veshja që mbulon këto gjymtyrë; pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëve, nga e poshtë; gjurma që lë diku kjo pjesë e gjymtyrëve: këmba e majtë (e përparme); ka këmbë të gjata; shputa (thembra, gishtat) e këmbës; nga deri te këmbët; shkonte nga e shpinin këmbët; u ngrit (qëndroi) më këmbë (fëmija); më shkanë këmbët dhe rashë; i merren këmbët mezi ecën; e shtypi me këmbë; erdha më këmbë; kush luan këmbët, luan edhe dhëmbët (fj. u.) kush punon ha; këmbë për , gojë për mjaltë (fj. u.) ai që punon ka edhe të hajë; shtriji (zgjati) këmbët sa ke jorganin (plafin, shtratin) (fj. u.) shpenzo aq sa ke; çdo varet nga këmbët e veta (fj. u.) çdo njeri e di vetë se ç’bën; më mirë të të shkasë këmba se gjuha (fj. u.) fjalët e nxituara mund të të sjellin dëm; / të ecurit ose mënyra e të ecurit; zhurma që dëgjohet kur ecim më këmbë: u dëgjuan ca këmbë; ndali këmbët ndali të ecurit; e lanë këmbët s’ecën dot; sa të ketë këmbë sa të ketë fuqi a mundësi për të ecur.
      Shiko gjithashtu: , , ,
    • çdonjëra nga pjesët e zgjatura poshtë si gjymtyrë, mbi të cilat qëndron diçka; këmbëz: këmbët e karriges (e tryezës, e urës); këmba e kërpudhës bishti i kërpudhës.
    • : në këmbë të malit.
      Shiko gjithashtu:
    • : shkallë me gjashtë këmbë.
      Shiko gjithashtu:
  2. fjalë e veçantë
    • gjatësie a thellësie, e barabartë me 30.5 centimetra: pesë këmbë thellë.
      Shiko gjithashtu:
  3. kuptim i figurshëm, i ligjërimit bisedor
    • vend ose pozitë në shoqëri a në punë: zuri këmbën e t’et; punonte në këmbë të vëllait të vet.
    • gjendje nënshtrimi; zgjedhë: nën këmbën e pushtuesit.
  4. fjalë në letërsi
    • vargu që përbëhet nga një grup rrokjesh, të cilat përsëriten ritmikisht ( e poezisë greke e latine).
      Shiko gjithashtu: ,