>
LETERSISHQIP

Kantate

Një ngjarje të çuditshme lexuam këto ditë nëpër gazeta,
një burrë hyri në një nga ato ‘shtëpitë’,
zgjodhi një grua,
e sapo hyjnë në kthinë,
në vend që të zhvishet e të përsërisë ritin shekullor,
u ul në gjunjë para saj, thonë, e iu përgjërua ta linte
të qante në këmbët e saj. Ajo vuri ulërimën,
“për tjetër gjë vijnë bota këtu”
të tjerët nga jashtë nisën t’i bien derës.

Më së fundi e hapën dhe e nxorrën jashtë më shkelma
– dëgjon aty, çfarë hajvani,
donte të qante në këmbët e një femre.

Ai i turpëruar u kthye në cep të rrugës dhe u zhduk.

Asnjëri nuk e pa më.

Por veç ajo grua,
do vijë një natë ai çast i pashmangshëm,
që tmerrin befas do ndjejë,
pse i mohoi vetes më sublimin,
më madhështorin akt erotik,
duke mos e lënë atë burrë të qajë në këmbët e saj.
Shqipëroi Arqile Garo.

Më shumë nga Tasos Livadhitis