>
LETERSISHQIP

Arbëri Arbërisë

Dijeni o botë e mbarë
den baba den në gadishullin ballkanik
jeton dhe ka jetuar
autoktoni, lahuta, çiftelia, hanxhari i popullit Shqiptar.
*
Vlerë të tillë bota nuk ka parë
njerëzimi tejet vështirë kupton
kjoftë krishter o mysliman
shqipnjë në glob bashkëjeton
*
Shqiptari kanë pagëzuar tokën e bekuar
besë, plis, xhamadan, arbër i thojnë
një festë kanë, me flamurin kuqezi kuvendojnë
portën e ndasisë kanë hapur, ja tek janë, lirë frymojnë.
*
Arbërian, himni i njerëzimit
lashtësia e gadishullit
krenaria në ty frymon
haku, gjaku janë burim i shenjtërisë
ti linde Kastriotin, Lidhjen, Jasharin, ti ndriçon ardhmërinë
sot e mot brezat do të të kujtojnë
pasardhësit në Ty betohen
Lavdia të takon vetëm Ty, Mbret i lavdëruar i historisë
i yni, Monument i Përjetësisë.
*
I MADHI ZOT, ruaj Atdheun dhe Kombin nga keqbërësit
përhap dashurinë hyjnore mbi shqiptarët
si kurr më parë kemi nevojë për ndihmën Tënde i yni, Gjithëfuqishmi Zot.