>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Atdheu.

Më lejo të takoj lashtësinë
Përqafoj gjurmët e mvetësisë
Dashuroj të kaluarën dhe shenjtërinë
Frymoj të sotmen madhështinë.

Qetësia e Juaj heshtur pasuron
Rrjedhë burrëria fjala e dhënë
Mbështetur nga miqtë sërish frymon
Vlon në brëndësi feston lirinë.

Gjindur shpeshë në vorbullën e historisë
Shkelur por kurrë e gjynjëzuar
Buron krenaria epike e çiltërsisë
E shtrenjta atdhe shumë je munduar.

Sulmuar të kanë- djegur dhunuar
Deportime histerike masive duruar ke
Thirri kushtrimi forcë e trashëguar
Djemtë dhe vashëzat rrjepën qiellin me forcë biblike.

Mbretëresha atdhe rritur ke skiftera dhe shqiponja
Që shpartallojnë qiejt lartësitë marramendëse
Syqelë i përkrahur nga mbarë njerëzia
Mburet historia me pastërtinë e ndërgjegjes.