>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Lindur

...të shijoj odisetë e kësaj bote
Bukurën të përqafoj epshin të shfrenoj
Të dua në agim muzg në orgjitë mesnate
Të notojmë në ujin e kriposur hëna të na freskoj.

Lindja e diellit përshëndet trupat e ngrohtë
Valët e heshtur ofrojnë stimul natyror
Janë ethet e dashurisë së vërtetë
Mbuluar na kanë në këtë mjedis ujor.

Magjia dorëzohet ardhjes së endacakëve të mëngjesit
Largohemi të eksituar premtimi na mban
Perëndimin e diellit tek yjet e rrugës së qumshtit
Sërish do na shoqërojnë na lagunën matan.

Larg nga sytë në ambientin e hapur
Shoh siluetën noton - sfidon idilën deti
Ngritem shikjoj është sirena mrekulli e pritur
Që do ma përvëloj trupin buzëdeti.

Qielli i shtatë pret zogjtë e ndjesisë
Lehtë si puhiza pranverore lundërojnë ende të eur
Shkrirë janë në një përcjellur nga ajri xhelozisë
Lartësitë pëshpërisin magjinë e ekstazës së lindur.
vargje poetike VI
kalldrëma