>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Dhjetë Qershori 1878

Prizreni në dukje qetë lundëron
Torturat e njëpasnjëshme duron
Në brendësi vullkani gufon
Fryma e lidhjes në Bajrakli gjallëron
Mbledhur janë trurët në Dhjetë Qershor
Brenda në Xhami kuvendojnë
Jashtë qetësia e rremë mbretëron
Errësira mileniumëshe mundon
Atje në largësi –ata-po sërish ata…

Në Bajrakli paraprinë burrat e zgjuar
Vendimet u bartën atje pavërejtur
Në katrahurën Berlin të quajtur
Abdyli burrë-dheu i ngritur
Troç i tha Bizmarkut…
Oto shkurtëpamës i filtruar
Ai ia kthen ‘’Nuk ka komb shqiptar’’
Ju jeni treg për kusuritje-Pazar…

Vendosën burrat trurët e ndritshëm
Jetësimin të fuqizojmë
Lidhja brohoriti me zë të fuqishëm
Abdyli Ymeri Shaban bej Prizreni Shkupi Janina
Njëqindë e dhjetë burra të jashtëzakonshëm…

Ju atje në Berlinin ide-tharë
Derdhët zjarrë në afshin e pashuar
Ankthin e shëndruat në makth të tmerruar
Shkelmuat dritën dhe ditën e bekuar
Vendosët terrin për Pellazgët Shqiptar…
Në lartësitë marramendëse shpresë
Rron fuqia e pamposhtur qëndresë
Tërësisë së atdheut dhënë besë
Vilajetet rrugëtim sfidues
Uniteti i mendimit bashkues
Ne nuk dojmë nënshtruesë…

Ata
Zbathur nga ndërgjegja madhorë
Drejtuar nga furtunat ditorë
Ç ‘ orientuar në vorbullën kohorë
Nën egon e paskrupullt të fshehurë
Si strucat në rërë të burgosur…

Pse vallë vepruat dorëlirë
Nuk ju mjafton kaq gjak të derdhur Shqiptarë
Ju burrështetas të rryerë
Mbrojtët të pambrojturë…

Por do vijë koha shpejtë
E bekuarë do shëndrit kjo ditë
Nxej me tërë hijeshinë e flaktë
Gjakun e Pastër Ilir...
vargje poetike IV