>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Në Mëmëdhe

U derdhën vitet e rinisë
Në mërgimin e krisur
Vrapoja kërkoja shtegun e dashurisë
Gjeta jetë të lodhur.

Kërkova sinqeritet të pamposhtur
Kthjelltësinë e mendjes
Virgjinitetin që thur
Poezi në trurin e poeteshës.

Aty pranë përroit tek dallëndyshet
Rastisa në orkiden e rrallë
Ndjeva asfiksim në mendt
Vrapova poshtë tek ujëvarja e bardhë.

Thash je e bekuara
Mëmëdhe e ëndrrave
Je krenare dhe legjendare
Në ty gërshetohen modestitë e brezave.

Jam i etur natyrë e thjeshtë
Ti më shoqëron dhuron kënaqësi
U mbështeta në lisin e gjatë
Pash yjet më uronin mirësi.
vargje poetike VI