Tyran Prizren Spahiu
Ne, Ndërgjegja E Popullit
Dhuntia na zbriti Ju të Nderuarë
Të rrekemi penës tonë të artë
Arma çiltër e pamposhtur
Na është dhënë neve ndërgjegjes së popullit.
NE
Shkrimtarë poetë artistë ju të denjë
Ngritni zërin hyjnor
Damkosni të paepuritë
Laramanët e shumëzuar
Gjuetarët e errësirës së natës
Lypsarët egoist
Mbështjellurë me lëkurë qengji.
POETË
Në ju ngritet tempulli i krenarisë
Veshur me bujari dhe fisnikëri
Le të vërshojnë shkronjat e juaja
Therin errësirën
Mik dhe mikeshë
Jemi përgjegjës për shkronjat e pa-shkruara
Ngarkesa do bie mbi ne…
Syqeltësia kreativiteti
Është mbi poetët e sinqertë…
Ngrituni Ju të Bekuar
Morali i njerëzimit
Shkrepni shkronjat
Zhveshni maskarenjtë
Dhunuesitë e veshur elegant
Me shije të anatemuar mëkati…
ATA
Ndjellakeqët e aromatizuar
Magjistarët primitiv të kënaqësisë
Vulosuritë e jetës makabre.
ATA
Tregimi i parrëfyer
Rreshjet e padëshiruara
Rreshtuar
Në vagonin e fundit mesjetar
ATA
Le të zbarkojnë
Në haresën tonë…
Të rrekemi penës tonë të artë
Arma çiltër e pamposhtur
Na është dhënë neve ndërgjegjes së popullit.
NE
Shkrimtarë poetë artistë ju të denjë
Ngritni zërin hyjnor
Damkosni të paepuritë
Laramanët e shumëzuar
Gjuetarët e errësirës së natës
Lypsarët egoist
Mbështjellurë me lëkurë qengji.
POETË
Në ju ngritet tempulli i krenarisë
Veshur me bujari dhe fisnikëri
Le të vërshojnë shkronjat e juaja
Therin errësirën
Mik dhe mikeshë
Jemi përgjegjës për shkronjat e pa-shkruara
Ngarkesa do bie mbi ne…
Syqeltësia kreativiteti
Është mbi poetët e sinqertë…
Ngrituni Ju të Bekuar
Morali i njerëzimit
Shkrepni shkronjat
Zhveshni maskarenjtë
Dhunuesitë e veshur elegant
Me shije të anatemuar mëkati…
ATA
Ndjellakeqët e aromatizuar
Magjistarët primitiv të kënaqësisë
Vulosuritë e jetës makabre.
ATA
Tregimi i parrëfyer
Rreshjet e padëshiruara
Rreshtuar
Në vagonin e fundit mesjetar
ATA
Le të zbarkojnë
Në haresën tonë…
vargje poetike VI
Komente 0