>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Kurbanizim

…mbi valët Adriatik të detit blu
Shoqëruar nga puhia madhështore
Nga lartë ndriçojnë lagunën
Yjet e mbretëreshës së gjithësisë.

Hëna fshehur pas bjeshkës
Me tërë shkëlqesinë femërore
Pikturon nuancat më të lavdishme
Në muzgun përrallor të Durrësit.

Veshur me fisnikëri bujar
Kalitur në betejat e atdhedashurisë
Shtatëlartë rrëshkjet në plazh
Zvaritet me këmbën e majtë të kurbanizuar.

Qetë heshtur posi hija e diellit
Ngrohë dhe freskon dashurinë
Endet ujëvareve kreshtave të bukura
Syndritur shijon kënaqësinë jetë.

Vetmia buzëdeti pranë zjarrit
Buzëqesh kitara kërkon shoqëri
Bashkë valëzojnë tingujve të oqeaneve
Dallgët përcjellin simfoninë në pambarim.
vargje poetike IV