>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

E-Dukat-Ë

Në gjeneratat mileniumëshe frymëzuar
Në barkun e hyjneshës femër
Verbëron hijeshia kristaltë e ngjyrosur
Pasuron gjithësinë natyrë.

Është foshnja e posalindur
Fluskat e dashurisë ledhatojnë
Zbukuron dora e mrekullueshme pranverë
Verbërohem sytë dritë-rrezatojnë.

Si fjetorja në fund të oqeanit
Mobiljuar me piktura familjar të sojit
Trishtimi kënaqësi mbështjell pjesë te trupit
Le të vërshon magjia krijesën e-dukat-ë.

Stërvitur për të na joshur e bukura
Kalitur në vatër brez-pas-brezi
Përqafon edukata-foshnja- madhështore
Kështjellën ujore larg pangopësizë.