>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Merimangë

Veshur në të zezë
E mbuluar me velo të errët
Dorëzat prej dantelle
Joshëse si sirenë.

Prirur për vëmendje
Bukuria zeshkane
Në muzgun misterioz të ditës
Ajo mu ofrua.

Imagjinoja çfarë fsheh nën
Bukuri apo helm të kulluar
Joshëje ngatërruar me irritim
Karreme të hyjneshës.

U dorëzova sharmit
Më rrëzoi prania e saj
I topitur shikjoja
Rryma e fortë më përqafoi.

Kthetrat e saj mu ngulën në kurriz
Në gjysëmerrësirën e natës
Prania e egër joshëse
Mposhti vetminë time.