>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Jam I Dashuruar

Fjalët e shkruara ndijshëm të qelqtë
Që më shpiejnë në imagjinatë
Në ndjenjat mahnitëse
Të ëndërroj me shkronja shqipe
Të më shtegton bukuria
Në oqeanet e pafund
Shtratdeti më shoqëron
Në ujëvaret buzë madhështisë
Qe derdhen në pafundësinë e ndjenjave
Jam i dashuruar
Në vargjet rimore mesjetare
Që shkundin si tërmeti ndjeshmërinë
Shkrirë bashkëjetojnë ekstazën
Jam i dashuruar
Në fjalët e bukura për virgjëreshën
Gërshetuar në Zonjën e Artë
Bashkëshorten motrën shoqen mistresën
Mrekullitë e botës hyjnore.
Jam i dashuruar
Në njerëzit me penë të sinqertë
Sekretet e fshehura në poezi
PËRJETËSINË E POEZIVE DHE POETËVE
Jam i dashuruar