>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Jam I Kërcënuar

Nga Lumbardhi që rrjedhë i hutuar
Shadërvani tani më është i huaj
Veshurë në të zezë janë me edukuatë të përgjysmuar
Endacakët e zyreve të huaj.

Sorollaten si hijet e natës të uritur
Presin prenë e penës dhunshëm të marrin
Shkronjat në fletore të thurur
Këlyshët e huaj me mundim e kapin.

Frikësuar hodha xhaketën në pemishte
Thashë merrni të gjitha më leni të qetë
Sy-errësuar u vërsulën në barishte
Vazhdova rrugën tim erë mesjetë.

Turpëruar nga koha dhe njeriu i pangopur
Endja mendjen mendjeve të palarë
Shoqëruar nga nata hëna gjysmë e hapur
Përqafova pragun dhe familjarët e hutuar.
vargje poetike VI