>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Sërish

Sërish ndëgjohen të shtënat
Flake tym dhunime çdokund
Përqafuar nga lufta e paskrupulltë
Lundërojnë kufomat erërave të pafund.

Vallë populli goditur sërish
Ikje largime shfryrje
Gjaku i njomë derdhet pafundësisht
Kjajnë vajtojnë gra e fëmijë.

Deri kur do hapen varreza luftë
Shoqëruar me mizori të civilëve
Perëndi I Madhë dëno mëkatarët
Le të ndëgjohet britma e nxitësve.

Mbyllen dyertë jetimët gjallërojnë
Ofshamat përcillen nga erërat e fortë
Vazhdojnë jetën mezi frymojnë
Lëkundur janë nga varfëria e shkretë.

Mos na braktisnë jut ë PENËS
Ndihemi të lodhur të përlotur
Na kujtoni në vargje të poemës
Vuajtjet vetmin e familjeve të gjakëderdhur.