>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Shpirti

Fjalët e saj janë gdhendur në mua
Si shkëmbinjtë në lagunë
Shpirti ndien gëzimin e pëshpëritjes
Thua se i ndëgjoi këto edhe jeta.

Vallë si depërtuan të thënat aty
Ç ‘ është ky mister në trupin tim
Ndodhi çudia trupi u gëzua
Më bëri të ndihem i stërkënaqur.

Bota e brendshme e panjohur
Mbërthyer ka tërë qenien time
Sundon tejet përsosur
Shtegton trupin majeve kreshtor.

Lënda e padukshme më jep epsh
Jetë bujari dhe kreshnikëri
Më udhëzon të thuri dashuri
Është në çdo damar të trupit tim.

Në mua qëndron i ngulitur
Më bën të qeshi apo të bërtas
Nuk mund të preket as të shihet
Lëndohet trishtohet dhe në fund…
vargje poetike VI