>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Afër Furrës

Këmbët e lagura
Ngrica
Ftohti i futur gjer në kockë
Ndiejë dhimbjen e acarit.

Bora e imët natyrën pasuron
Therr kokën time të pa-mbuluar
Depërton në gjoks posi rrufeja
Shtërngata lehtë gjen hapësirë aty.

Ulem afër furrës
Ndiej erën e somunave të pjekura
Veshur bukur në të bardhë
Buzëqeshja e saj depërton më huton.

Shtrijë dorën e sakatosur nga mospasja
Dridhurat dimër nuk pyet
Jeta me shijen e saj të idhët
Jeton në këtë vend të shkretë.

Lekët e pakëta nuk i ndiej
Në gjymtyrët e mi të ngrirë
Dërmuar dhe i turpëruar largohem
Mes pyllit të armatosur me varfanjakë.