>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Kënga E Ujdhesës

Enden mendimet shtigjeve
Kërkojnë veti të sinqerta
Në ishullin e ëndrrave
Takohen me tipare të flakëta.

Vetmuar prêt këngën e kënaqësisë
Shikjon horizontin e pafund
Në mjegullën e hapësirës
Silueta lundëron heshtur me mund.

Ndjenjat e trazuar xhelozojnë detin e qetë
Përqafuar me durim e matur
Ndien nxehtësi në epshin e fshehtë
Ngadal afrohet marineri me pasion i pasur.

Gdhendur në shkëmbinj lëvizjet sajohen
Ofshamat rrëfejnë fjalët janë të tepërtë
Klithmat e kreshtave dorëzohen
Mrekullisë së dashnorëve shkëmbë-lartë.

Skalitur janë mbishkrimet
Në të derdhet uji i oqeanit të kaltërtë
Sot shekujt dhe magjistaret
Shkrihen në këngën e ujdhesës tani të shkretë.