Tyran Prizren Spahiu
Shfletimi
Në dhomën e pasur me dije
Bashkëjetojnë
Kënaqësia hijshmja dhe fjala e shkruar
Vargjet këto të mbërthyer me plotë shije.
Janë kohërat tërhëqse por të vështira
Strofat lëkundin qenien njeri
Zbrazët në ditshmërinë e etur
Mposhtin intrigën epshin përfitimet e mëkatuara.
Zymtësia trishtimi gjallërojnë
Gjendja shpirtërore e brengosur
Rrjedh akull në damarët e gjakut
Shkronjat sërish fitojnë.
Shumë mund djersë dhe dashuri
Gërshetohen në Mëso Gjuhën e Ëndrrave
Shoqëruar ngushtë me Ngjarjet -1999+
Shkrihen në poezitë Jeta Është Dhunti.
Afër në qetësinë e dhomës
Poezia Buron Nga Zëri i Brendshëm
Mbështetur në raftë
Sytë verbërohen nga Shtylla e Pestë.
Bashkëjetojnë
Kënaqësia hijshmja dhe fjala e shkruar
Vargjet këto të mbërthyer me plotë shije.
Janë kohërat tërhëqse por të vështira
Strofat lëkundin qenien njeri
Zbrazët në ditshmërinë e etur
Mposhtin intrigën epshin përfitimet e mëkatuara.
Zymtësia trishtimi gjallërojnë
Gjendja shpirtërore e brengosur
Rrjedh akull në damarët e gjakut
Shkronjat sërish fitojnë.
Shumë mund djersë dhe dashuri
Gërshetohen në Mëso Gjuhën e Ëndrrave
Shoqëruar ngushtë me Ngjarjet -1999+
Shkrihen në poezitë Jeta Është Dhunti.
Afër në qetësinë e dhomës
Poezia Buron Nga Zëri i Brendshëm
Mbështetur në raftë
Sytë verbërohen nga Shtylla e Pestë.
Komente 1