>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Të Lutem Hesht

Kur lotët e gëzimit buzëqeshin
Era lehtë të përqafon
Ëndrrat voziten në pakufi
Qëndron vet në kejin e dashurisë
Pritja për kalorësin stërzgjatë
Do vjen në kalin e bardhë
Veshur me uniformë mesjetar
Apo ndoshta është ndalur rrugës
Tek princesha e muzgut
-Të lutem hesht…

Mos ndoshta i lodhur
Kalon natën në hanin e kënaqësisë
Larg syve edhe më larg pritjes
Përqafuar me duart e buta
Horizonti në perëndimin e diellit
Dëshmon kohën e vonuar
Ngjyrat fascionuese verbërojnë
Çmend pritja pritja
Bukuria e saj të pengon
-Të lutem hesht…

Me këndin e syrit sheh
Kalorësin fisnikun e ëndrrave
Çan ajrin i parfumosur
Përcjellur me nota të serenatës

Marrëzisht imagjinon afshin
Hyn në ujëvaren e dëshirave
Shoqëruar me zeshkanen veshur në të bardhë
Kalërojnë në largësitë e shpresës
Drita e fortë të godet
-Të lutem hesht sërish hesht.