>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Nëna

Jashtë bën ftohtë dimri troket
Mykër dhoma varfëria na merr
Të mposhtur etur në këtë mjedis
Ndjenjat kjajnë lotët dridhen.

Unë nëna fëmijët e vatrës
Heshtja mbulon dhomën
Në kënd afër dritares
Shtrirë prêt ndihmë lokja e shtëpisë.

Më jep dorën nënë e dashur
Ngadal në fytyrë dhimbja fletë
Djali im hallalli im i jetës
Ju lodha më falni djemtë e mi.

U ulë në vaskë sa një grusht
Mbylla derën i thyer në shpirt
Ndjenjat ka kohë u mbyllën në vetmi
Lotët janë tharë skamja më qorton.

Tup i tmerrshëm më zgjoi nga ankthi
Sytë e saj të frikësuar më pyesnin
Biri im ke lekë për udhëtimin tim të fundit
Po nënë loke e dashur i lehtë të kjoftë dheu…