>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Lugina

Qëndron heshtur dhe e urtë
Qetësia është qelësi i saj
Lumbardhi rrjedhshëm e ledhaton
Ngjyra e gjelbërt mbretëron.

Periudha e lulëzimit e gjallëron
Gjysmë-errësira e të dashuruarve lëmojnë
Çifte vargjesh këndshëm e përballojnë
Princeshën e qytetit lavdërojnë.

Shekujt e kanë rrënuar
Dora e njeriut ka munguar
Lugina si një port detar
Ende bënë ball e venitur.

Tregimet dhe grindjet e panumërta
Furtunat shpirtërore
Princesha ruan me xhelozi
Sekretet tona brez pas brezi.
-1999+
vargje poetike