Tyran Prizren Spahiu
Nëno!
Sot, përcjellur të kam në amsim
i lehtë të kjoftë dheu
ndiej
lotët më janë thar
dhimbja shpirtërore më ka mbërthyer
tkurrur nën jorgan
ethet janë, dridhem
mendoj, erdhi fund i botës.
Rrymë ajri lëviz
fluturimthi diç kaloi
ç'ndodh, unë, vetëm jam
ç'ke kjo, thua se lëvizje krahësh
ndihmë të kërkoj, nga kush!
Por,
hodha shikjimin përreth
valëvitet hija mbi oxhak
zë pëshpëritës dëgjoj
...engjëllushe mos kjaj
sytë hapi, të shohin dritën
jam unë lokja, i imi zë është
jam unë, nëna, nënoja yte
mirë jam, në këtë oazë...
mos u trishto,
erdha të të them, të vazhdon jetën, gëzohesh
të gjen kuptimin e lumturisë!
Mua,
më kujto,
e buzëqeshur, kohën e kaluar në oxhakun e dhomës
djepin, ninullat, tani ti këndo
për dashurit e mi, pasardhësit e njomë.
Di,
frikësuar je, ku kam vajtur, si jam
janë lumenjt, shtigjet e gjelbërta
aromë që deh
unë,
gjindem në bukurinë e përsosur të parajsës...
i lehtë të kjoftë dheu
ndiej
lotët më janë thar
dhimbja shpirtërore më ka mbërthyer
tkurrur nën jorgan
ethet janë, dridhem
mendoj, erdhi fund i botës.
Rrymë ajri lëviz
fluturimthi diç kaloi
ç'ndodh, unë, vetëm jam
ç'ke kjo, thua se lëvizje krahësh
ndihmë të kërkoj, nga kush!
Por,
hodha shikjimin përreth
valëvitet hija mbi oxhak
zë pëshpëritës dëgjoj
...engjëllushe mos kjaj
sytë hapi, të shohin dritën
jam unë lokja, i imi zë është
jam unë, nëna, nënoja yte
mirë jam, në këtë oazë...
mos u trishto,
erdha të të them, të vazhdon jetën, gëzohesh
të gjen kuptimin e lumturisë!
Mua,
më kujto,
e buzëqeshur, kohën e kaluar në oxhakun e dhomës
djepin, ninullat, tani ti këndo
për dashurit e mi, pasardhësit e njomë.
Di,
frikësuar je, ku kam vajtur, si jam
janë lumenjt, shtigjet e gjelbërta
aromë që deh
unë,
gjindem në bukurinë e përsosur të parajsës...
Komente 0