Tyran Prizren Spahiu
Peshkatari
Mendimet në bollëk fluturojnë
Në folenë e pasur të peshkatarit
Katër djemë si shigjeta katër
Shtëpinë e tij fisnikërojnë.
Oxhaqet si katër hëna janë
Ndërtuar në pishat buzë brigjeve
Jetësojnë madhështinë e jetës hyjnore
Buzëdeti rrjetët e shumtë vatrën begatojnë.
Ecja ritmike e balerinës së edukuar
Për sytë e mi festë bregdetar
Agroni marinar mbretëror Suedez
Me zeshkanen syhollë hijeshuar e ka shtëpinë.
I dyti trashëgoi gjakun princëror
Poshtë lagunës vila barkëtar
Me bjonden princeshën Skandinave
Përmbushi ëndrrën e plakut të moshuar.
Janë ata që presim të kthehen
Në shtëpi pranë likenit të mjellmave
Lundërojnë me anije nga Atlantiku
Përgaditur e kemi shtratin e lumturisë.
Në oxhakun e vjetër vatrën e bujarisë
Kalorësi i katërt Iliri me baroneshën Teutë
Ndëgjohet buzëqeshja në dhomën lartë
Albani i vogël zëri i krenarisë.
Në folenë e pasur të peshkatarit
Katër djemë si shigjeta katër
Shtëpinë e tij fisnikërojnë.
Oxhaqet si katër hëna janë
Ndërtuar në pishat buzë brigjeve
Jetësojnë madhështinë e jetës hyjnore
Buzëdeti rrjetët e shumtë vatrën begatojnë.
Ecja ritmike e balerinës së edukuar
Për sytë e mi festë bregdetar
Agroni marinar mbretëror Suedez
Me zeshkanen syhollë hijeshuar e ka shtëpinë.
I dyti trashëgoi gjakun princëror
Poshtë lagunës vila barkëtar
Me bjonden princeshën Skandinave
Përmbushi ëndrrën e plakut të moshuar.
Janë ata që presim të kthehen
Në shtëpi pranë likenit të mjellmave
Lundërojnë me anije nga Atlantiku
Përgaditur e kemi shtratin e lumturisë.
Në oxhakun e vjetër vatrën e bujarisë
Kalorësi i katërt Iliri me baroneshën Teutë
Ndëgjohet buzëqeshja në dhomën lartë
Albani i vogël zëri i krenarisë.
Komente 0